Edi Paloka: “Unë jam këtu sot për të denoncuar një nga skandalet e paturpshme të Edvin Ramës, i cili ditën dhe publikisht shkruan letra që i shpërndan poshtë e lart për gjoja kushte të Partisë Socialiste për të hyrë në parlament, ndërsa natën mesazherët e tij i dërgon për t’u interesuar për lejet e ndërtimit. Kjo do të thotë që ky zotëri vazhdon të mbetet i lidhur në të gjitha interesat e tij politike dhe jo politike ashtu siç ne kemi denoncuar disa herë vetëm i lidhur me lejet e ndërtimit, me paratë e pista dhe me të gjitha ato mënyra të tjera që i sjellin atij përfitime direkt financiare. Natën mesazherët e tij tek pushteti i dërgon për KRRTRSH-në sepse u bë kaq kohë që ai nuk e mbledh dot KRRT-në e Tiranës dhe është ndodhur si peshku pa ujë pikërisht tek interesat e tij më të ngushta”./tvklan.al