Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Jam i bindur se në 12 Tetor demokratët do të votojnë që Bashkia e Tiranës të vazhdojë punën për ta kthyer Tiranën në një kryeqytet europian. Në mitingun elektoral që ka zhvilluar pasdite në njësinë bashkiake nr.2, Edi Rama ka kërkuar votën elektoratit demokrat në zgjedhjet e Tetorit, për të vazhduar sipas tij përmbushjen e premtimeve të bëra tre vjet më parë.

Edi Rama:- “Unë dëshirojë të ftojë të gjithë qytetarët demokratë të kuptojë se në këto zgjedhje nuk ka alternativ tjetër për qytetin, nuk ka alternativ tjetër për të sjellë cilësi më të lartë jete në lagjet e tyre, në rrugët e tyre, në rrugicat e tyre, se sa vota për shumicën socialiste dhe progresiste”.

Gjatë paradites Rama ka përshkruar në këmbë së bashku me deputetin e zonës Anastas Angjeli, disa nga lagjet periferike që përfshihen në njësisë bashkiake nr.2, për t’u takuar dhe për t’u njohur me shqetësimet e banorëve. Rama ka inspektuar dhe punimet e dy shkollave të reja, në lagjen e Sanatoriumit./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka