Kryetari i selisë rozë, Edi Rama, ka qene ne qytetin e Rrogozhinës ku ka folur për atë qe socialistet do te bëjnë me ardhjen e tyre ne pushtet, nëse fitojnë zgjedhjet e 28 Qershorit.
Ne fjalën e tij Rama ka sulmuar kryeministrin Sali Berisha ne lidhje me njërin prej vendimeve te qeverise për te ndihmuar familjet ne nevoje, duke i dhënë librat shkollorë falas.
Edi Rama: “Që kryeministri i vendit në fund të mandatit të tij nuk e dinte se abetaren dhe librat e shkollës ua shiste qeveria fëmijëve e për këtë fëmijë të varfër të këtij vendi nuk shkojnë dot në shkollë. Duke mos e ditur akuzonte opozitën se gënjen dhe thoshte me të madhe se librat jepeshin falas dhe ja ku doli e tha se me një vendim të qeverisë librat do jepen falas.”
Me tej Rama ka theksuar se qeverisja socialiste e pas 28 Qershorit do te jete pranë njerëzve duke marre vendime se bashku me ta dhe nuk do te qeverisë për interesa familjesh te vogla.
Edi Rama: “Sali Berisha qeveris vetëm për një pakicë njerëzish. Qeveris duke u nisur nga interesat e familjes së tij dhe duke mos parë interesat e familjes së madhe shqiptare. Ky është dallimi dhe për këtë dallim ju dhe të gjithë shqiptarët e shqiptaret që duan ndryshimin do të votoni në 28 Qershor”.
Gjate kësaj vizite, Rama u ka kërkuar banoreve te pajisen me karta identiteti pasi çdo vote sipas tij është e rëndësishme për te bere ndryshimin e pritur prej 18 vjetësh./tvklan.al