Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Këta janë dizajnatorët e fushatës së kryebashkiakut Edi Rama, quhen Lea, Megi dhe Frenkli.

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Këta pranuan të punojnë për mua, free of charge, duke më ofruar linjën e dizajnit të fushatës. Mbi vizatimet e tyre është ngritur gjithë imazhi elektoral. Vizatimet e tyre do të bëhen bluza dhe kapele për të gjithë vullnetarët dhe falë vizionit të tyre krejtësisht të çliruar nga makthet e shkollës së Regjisurës, që me siguri keni pasur rastin t’i shikoni edhe mbrëmë. Fushata do të jetë e lehtë, pa shpenzime dhe e freskët deri në 12 Tetor”.

Sot ka nisur regjistrimi vullnetar për fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë. Pranohet kontributi i çdokujt pa dallim seksi dhe moshe.

Kryebashkiaku Edi Rama:- “Që nga mosha 15 deri në moshën 75 vjeçare, që të kontribuojnë si munden, kur munden dhe ku munden, çadra do të funksionojë non stop, do të ketë aktivitet të vazhdueshëm”.

Ndryshe nga fushata e kaluar elektorale, kësaj radhe do të ketë lëvizje më të qeta, sepse Edi Rama ka një aleat të madh që e shoqëron, punën e deritanishme. Akoma më shumë vetëtin Pallati i Kongreseve të hënën në mesditë, kësaj parulle do t’i shtohen dhe ato të PS, si “Për një Shqipëri që ndryshon”, “Mbështetu tek ne për t’u ruajtur ekuilibrin tënd”, “Drejt Europës”, pa harruar moton e selisë rozë “Vota për ne, pushtet për ju”.

Videoklipi i këngës së Edi Ramës dhe grupit West Side Family, “Tirona dhe gazetat” do të jenë hapja zyrtare e fushatës elektorale të konceptuar sipas socialistëve, jo si një betejë, por si një spektakël./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj