Lajme Arkiva 2003

Në vazhdim të fushatës së tij elektorale kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk ka lënë pa shfrytëzuar edhe orët e vona të darkës, ku ai së bashku me vullnetarët që e shoqërojnë i janë drejtuar rrugës së “Kavajës”. Gjelbërimi i kësaj rruge një kilometër i gjatë ka qenë në qendër të fushatës, kësaj here ekologjike, të zotit Rama, në të janë mbjell qindra rrënjë oleandra dy ngjyrëshe rozë dhe të bardha.

Edi Rama: Nuk ka asnjë çudi është një gjest mjaft i thjeshtë i një grupi të vogël të ekipit të vullnetarëve të cilët me shumë dëshirë pranuan ftesën time për ti dhënë një dorë punëtorëve të qytetit.

Vetë Rama ka ndjekur nga afër me mjaft kujdes iniciativën e 80 vullnetarëve që e mbështesin atë. Sipas tij kësaj here ka edhe një arsye se përse kjo fushatë gjelbërimi u zhvillua në këtë orë.

Edi Rama: Në këtë orë është shumë e lehtë për të mos penguar trafikun dhe për të bërë të mundur që deri nesër puna të mbaroj në mënyrë që trafiku të vazhdojë normalisht./tvklan.al