Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nxënësit e dhjetave të Tiranës do të shpërblehen çdo muaj me një shumë parash nga bashkia e kryeqytetit. Rreth një mijë nxënës të cilët kanë marrë të gjitha notat 10, nga klasa e 5 deri në maturë, do të kenë para çdo muaj në një llogari bankare ku do të mund të tërhiqen nga prindërit.

Edi Rama: “Ajo që ne na mungon më shumë dhe ajo për të cilën ne kemi nevojë më shumë, përpara se sa rrugët, përpara se sa trotuaret, apo përpara se sa pemët, apo përpara se sa të gjitha të tjerat që nuk janë pjesë e përgjegjësive të bashkisë dhe që unë nuk po i përmend që mos të duket sikur po kritikojë ndonjë tjetër, është investimi në burimet njerëzore. Janë mend e kokës.”

Nxënësit me 10 nga klasa e 5 deri në të mesmen do të kenë 3 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa gjimnazistët nga 5 mijë lekë në muaj dhe kjo për sa kohë do të ruajnë rezultatet me 10-ta./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj