Faza e rindërtimit, mbështetje nga Kanadaja dhe Egjipti
Kryeministri Rama ka takuar në Mynih, në kuadër të konferencës mbi sigurinë, presidentin e Moldavisë.
Në cilësinë e kreut të OSBE-së, kreu i qeverisë sonë ka pasur një takim dhe me Sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate, Tomas Greminger.
Ditën e djeshme Shqipëria mori mbështetjen e Kanadasë dhe Kuvajtit, të cilët do të jenë të pranishëm në konferencën e donatorëve për rindërtimin, që do të mbahet në Bruksel, ditën e hënë.
Një mbështetje për këtë projekt ka konfirmuar dhe Holanda. Ministri i jashtëm, Stef Blok, ka deklaruar se vendi i tij do të dhurojë 3 milionë euro për fazën e rindërtimin.
Tv Klan