Lajme Arkiva 2003
Me njësinë bashkiake 11 është mbyllur edhe afati i regjistrimit të vullnetarëve pranë stafit elektoral të Edi Ramës. Në takimet që ka patur me banorët e Laprakës Rama ka dënuar demagogjinë bajate siç e ka quajtur ai të kundërshtarëve të cilët po akuzojnë bashkinë e Tiranës se po punojnë vetëm për qendrën e kryeqytetit.
Edi Rama: Periferinë dhe gjendjen e periferisë nuk e sollëm ne, por e gjetëm të trashëguar dhe nuk është absolutisht e vërtetë që investimet tona dhe vëmendja jonë ka qenë e përqendruar ne qendër. Unë jam i mrekulluar kur dëgjoj se si ata i përdorin të gjithë njerëzit e periferive si mish për top dhe i lanë në mëshirë të fatit dhe nuk qenë në gjendje ti mirëprisnin qoftë edhe me një plan fillestar urban që të përcaktonte thjesht edhe vetëm akset rrugore dhe akset e kanalizimeve, sot flasim për legalizime të menjëhershme të ditës së nesërme./tvklan.al