Kryetari i selisë rozë, Edi Rama ka prezantuar programin e ri qeverisës në qytetin e Lezhës. Problemet socialiste, ishin njëra nga temat që  u veçua nga shtatë shtyllat kryesore të programit të tij, që do të prezantohen në të gjithë vendin. Ndër të tjera ai tha se ndihma ekonomike qe jep qeveria aktuale për njerëzit në nevojë nuk është më shumë se 50 lekë të reja në ditë.

Edi Rama: “Ne do ta transformojmë programin e ndihmës ekonomike në një fond të integrimit social dhe do të fillojmë qysh në vitin 2010 që përfituesve të ndihmës ekonomike tu ofrojnë shërbime të formimit profesional, duke iu krijuar mundësinë që të hyjnë në tregun e punës.”

Rama ka premtuar se me krijimin e “Fondit të Integrimit Social” do të krijohet mundësia e formimit profesional e cila do të ndihmojë në punësimin e njerëzve që përfitojnë ndihme ekonomike.

Edi Rama: “Programi i një integrimi social do të mundësoj  që brenda vitit 2010 familjet e varfra të përfitojnë 50% më shumë seç përfitojnë sot dhe në vitin 2011 përfitimi i ndihmës përsëri dyfishohet.”

Sipas Ramës akoma në vendin tonë ka familje që kanë mbi 10 vjet që jetojnë me ndihmë ekonomike dhe tentative për t`a kthyer skemën sociale në skemë aktive, ka dështuar.

Rama ka premtuar se program qeverisës i socialistëve do të reduktojë numrin e familjeve të varfra, duke nxitur punësimin e tyre./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni