Titujt kryesorë 10 Prill 2009, ora 19 30
Gjykata rrëzon prokurorinë, pushojnë akuzat ndaj Bashës
Ministri Basha lirohet përfundimisht nga akuza për çështjen e rrugës Durrës-Kukës, çka shënon dështimin e radhës të kryeprokurores Ina Rama. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë për hetime, duke e cilësuar këtë shkelje të Kushtetutës. Basha e quajti dështim të komplotit politik ndaj rrugës.
Berisha: Pa viza në BE brenda 6 mujorit të parë të mandatit të dytë
Kryeministri Berisha tha mbrëm në Opinion, se do të angazhohet për zgjedhje të lira e të drejta, ndërsa shtoi se shqiptarët do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së, brenda 6 mujorit të parë të mandatit të dytë të qeverisë së djathtë.
Terror në një shkollë të Athinës, shqiptari bllokon agresorin
Athina ka përjetuar sot një ngjarje të rëndë, ku një i ri plagosi me armë dy nxënës të një shkolle e më pas u vetvra. Në këtë ngjarje u plagos edhe një puntor shqiptarë, që bllokoi agresorin.
Italia përcjell viktimat e tërmetit, të pastrehët janë 40 mijë
Italia përcolli sot 289 viktimat e tërmetit të fillim javës. Në zonën e goditur numërohen rreth 40 mijë të pastrehë dhe për tu ardhur në ndihmë, qeveria ka miratuar një paketë ndihmash financiare.
Mbrrin në kinema “Kronikë Provinciale” e Minarrollit
Regjizori Artan Minarolli, vjen me një tjetër film përpara publikut shqiptarë, të titulluar “Kronikë Provinciale”, në të cilin interpretojnë aktorët e njohur, Ndricim Xhepa, Arta Dobroshi e Mirush Kabashi.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 10 Prill 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço