Titujt kryesorë 17 Gusht 2009, ora 19 30
Kosovë, politikanët mbështesin idenë për bashkimin e kombit
Deklarata e Berishës për të punuar për kombin shqiptarë sëbashku me liderët e Kosovës është mirëpritur nga subjektet politike në Prishtinë, të angazhuar në këtë ideal.
Malaj: Edi Rama, jo kryetar, është lider me kredibilitet të cenuar
Socialistët nuk fitojnë dot zgjedhjet lokale apo ato të përgjithshme nëse do të drejtohen sërishtë nga Edi Rama. Arben Malaj, kandidat për kryetar i PS thotë se kandidimi i Ramës nuk do të bënte gjë tjetër veçse do i sillte PS një lider me kredibilitet të cënuar.
Motorët e ujit, vrasës të pushuesve. Policia e pa aftë për ti kontrolluar
Motorët e ujit vazhdojnë të jenë kërcenim për jetën e pushuesve vendas e të huaj. Nga bregdeti i Velipojës deri në Sarandë, policia kufitare tregohet e pa aftë për të kontrolluar këta shkelës të ligjit që vrasin njerëz.
Japoni, merr fund kriza. Rritje ekonomike pas 15 muajsh
Ekonomia japoneze ka shënuar rritje 3-mujorin e dytë të viti, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recensioni. Rritja ekonomike prej më pak se një 1% gjate 3-mujorit të fundit është edhe shifra më pozitive e muajve të fundit.
Rusi, defekt në stacionin hidro-elektrik. 68 persona të zhdukur
8 persona kanë humbur jetën, dhjetra janë plagosur dhe 60 të tjerë janë zhdukur në një incident në centralin hidro-elektrik më të madh të Rusisë. Sipas ministrit rus të energjisë do të duhen vite për të riparuar centralin e demtuar.
Legjenda që tronditi botën. Bolt ndal Tokën dhe shkon në Mars
Bota vazhdon të jetë e çuditur me fenomenin Usain Bolt, që tronditi planetin me rekordin në garën e 100m. Ish-kampion të botës, e kanë cilësuar ngjarjen me ndalim e Tokës për 1 sec apo me vajtjen e Bolt në planetin Mars.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 17 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi