Titujt kryesorë, 27 Shkurt ora 19:30
Basha në Gjykatën e Lartë: Nuk jam nën akuzë për “Durrës-Kukës”
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha sot ka deklaruar se nuk është as i pandehur dhe as nën akuzë për çështjen e hetimit të rrugës Durrës-Kukës. Basha dhe avokati mbrojtës kanë paraqitur prova dhe fakte që Gjykata e Lartë nuk e ka kompetencën për shqyrtimin e çështjes. Gjykatës do t’i duhet të japë një vendim në datën 16 Mars.
Berisha në Myzeqe: Rama, politikan i ndryshkimit
Kryeministri Berisha sulmoi sot nga Myzeqeja Edi Ramën, duke e cilësuar si politikan të ndryshkimit dhe jo të ndryshimit. Në disa takime në këtë zonë ai tha se qeveria po mban premtimin për furnizimin me energji elektrike pa kufizim dhe rrijen e pagave për shëndetësinë dhe arsimin.
Maqedoni, nis punën komisioni i verifikimit të dosjeve
Në Maqedoni nis puna për verifikimin e dosjeve për zyrtarëve të lartë të lidhur me shërbimet sekrete. Sipas ekspertëve atje, rrezikohet që mjaft ish-zyrtarë në Ballkan, të lidhur me regjimin, të jenë në funksione të larta shtetërore.
Topi: Vrasja e 22 intelektualëve, masakër e komunizmit
Presidenti Topi dënoi sot krimet e komunizmit, veçanërisht masakrën e 27 Shkurtit të vitit 1951, ku pas një bombe të vënë në ish-Ambasadën Sovjetike, regjimi i kohës ekzekutoi 22 intelektualë të kohës.
Mediat sulmojnë Milan e Ancelotti: Perëndoi koha e tyre
Mediat në Itali kanë lëshuar rrufe kritikash ndaj Milanit, i cili mbrëmëe u eleminua nga kupa Uefa. Sipas tyre, kuqezinjtë dhe trajneri Ancelotti janë tashmë një epokë e perënduar.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 27 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço