Titujt kryesorë 27 Shtator 2010, ora 19:30

Ultimatumi i SHBA: Tre ditë afat për Gjykatën Administrative

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë politikës shqiptare të miratojë brenda 3 ditësh ligjin për Gjykatën Administrative, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërpresë fondet për këtë gjykatë. Ligji mbahet peng prej afro 2 vjetësh nga socialistët.

 Jep dorëheqjen presidenti i Kosovës: Respektoj Kushtetuesen

Fatmir Sejdiu ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se ai nuk mund të drejtonte njëkohësisht edhe partinë Lidhja Demokratike. Por kryeministri Thaçi garanton vazhdimësinë e koalicionit.

Berisha: Vizat, axhenda kryesore e qeverisë

Liberalizimi i vizave do të mbetet prioritet i axhendës së qeverisë. Kështu premtoi kryeministri Berisha, duke garantuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u mundësuar qytetareve që të lëvizin të lire në Europe, brenda këtij viti.

Rriten deri në 10% pagat për 20 mijë punonjës të shëndetësisë

20 mijë punonjës të shërbimit shëndetësor kanë përfituar tashmë një rritje page nga 6 deri në 10%. Kjo rritje është mundësuar me fondet e Institutit të Kujdesit Shëndetësor.

Kriza financiare, ja si do të ndëshkohen shkelësit në BE

Brukseli ashpërson masat ndaj vendeve anëtare të Bashkimit Europian që do t’i cënojnë stabilitetin financiar bllokut. Vendet me parametra financiare jashtë standardeve gjobiten me 0.2 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 27 Shtator 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi