Mbi 80 të rinj nga efektivi i repartit të Zallherit , Komando, në mënyrë vullnetare kanë dhuruar gjak nga 300 deri në 400 gram për person në dobi të të sëmurëve.
Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut, që prej katër vitesh 2-3 herë në vit, ka siguruar gjak të ri e të freskët nga efektivët e trupave komando. Statistikat e treguara në këtë repart për 3-4 vitet e fundit, flasin se nga analizat që iu bënë dhuruesve të gjakut, rezulton se nuk është konstatuar asnjë rast i infektimit me virusin HIV.
Personeli i qendrës kombëtare i transfuzionit të gjakut, shikon një gatishmëri dhe një vijueshmëri te efektivi i trupave komando, por njëkohësisht kjo qendër aplikon metodat më të fundit bashkëkohore të mjekësisë në këtë fushë./tvklan.al