Ekipi i futbollit amator “Çamëria” është detyruar të largohet nga turneu ndërkombëtar i minifutbollit që po zhvillohej në Kretë dhe shkak u në emri. Skuadra shqiptare e fitoi ndeshjen e parë të Socca Champions League me ekipin Rumun, Young Boys.

Ndërsa për vijimin e garës në ndeshjen pasardhëse do të duhej të hiqte stemat në rast se dëshironte të luante, pasi autoritetet greke nuk e lejuan duke i konsideruar simbolet si të papërshtatshme.

Në këtë situatë skuadra shqiptare me emrin Çamëria nuk ka pranuar të luajë pa simbolet e saj dhe është larguar nga turneu pa zhvilluar ndeshjen me skuadrën greke Cometas FC, duke e humbur 3 – 0 në tavolinë.

Një ngjarje e pakëndshme në një aktivitet sportiv ku merrnin pjesë ekipe nga disa kontinente. Ky turne organizohet nga International Soça Federation që është themeluar para disa vitesh dhe zhvillon aktivitete edhe në nivel ekipesh përfaqësuese në futbollin amator ku ka marrë pjesë e Kombëtarja e Shqipërisë.

Ndërsa në edicionin e sivjetshëm të Champions League bën pjesë edhe një ekipi Shpartallimi i përbërë nga fëmijë emigratëntësh shqiptarë, por që mban flamurin grek.

Tv Klan