Skuadra e Lushnjes po përgatitet për rikthimin pas 2 vjetësh mungesë në Superligë. Myzeqarët që edhe këtë sezon do të drejtohen nga Artan Bano, po përzgjedhin lojtarët që do të jenë pjesë  e formacionit.

Ekipi sipas trajnerit Bano, ka deri më tani 18 futbollistë nën kontratë dhe po vëzhgon të tjerë për të plotësuar grupin. Një mesfushor i majtë dhe një sulmues goli janë kërkesat kryesore për një sezon të suksesshëm. Kryetari i bashkisë së qytetit Albert Sanxhaku,  konfirmoi se pritet të fillojë edhe ndërtimi i një fushe stërvitore e cila do të ketë parametra të miratuara nga UEFA ndërsa kosto e projektit është 300 mijë euro.

Lushnja do të luajë ndeshjen e parë në Superligë ndaj Partizanit më 24 gusht në stadiumin Roza Haxhiu./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku