Vasil Bici, është prezantuar si trajner i ri i Lushnjës. Figura e njohur e futbollit lezhjan ka zëvendësuar Saimir Malkon, i cili do të qëndrojë sërish pranë ekipit. Bici përpara gazetarëve është shprehur i bindur se paraqitja e Lushnjës do të ndryshojë dhe skuadra do t’i largohet fundit të tabelës.

Vasil Bici: “Do të përpiqem me të gjitha aftësitë e mia që ta justifikojmë dhe Lushnja të ngelet në skuadrat e mesit të tabelës pse jo dhe ma lart, pra të mos e diskutojmë kategorinë. Njof pjesërisht lojtarë të cilët kanë qarkullu në kampionatin shqiptarë me një pjesë dhe kam punuar”.

Lushnja është skuadra e 10 shqiptare që merr në drejtim Vasil Bicin në karrierën  tij si trajner. Debutimi i tij do të jetë të mërkurën në takimin e kupës së Shqipërisë ndaj turbinës në Cërrik. Ndërsa në kampionat do të pres të dielën Teutën. Klubi myzeqar ka dhe një president të ri pas dorëheqjes së kryebashkiakut Albert Sanxhaku, ai është biznesmeni Ergit Duçellari./tvklan.al

Gazetare: Anila Sefa