Lajme Arkiva 2004
Një vit nga nënshkrimi i hapjes së negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit të Shqipërisë me BE-në, Partia Lëvizja e Legalitetit deklaron se shteti ka dështuar në plotësimin e kushteve që Bashkimi Evropian ka vënë për Shqipërinë.
Ekrem Spahiu: Reforma zgjedhore prodhoi Kodin Zgjedhor më të keq ndër vite, ku kanë kaluar 3 muaj e gjysmë nga dita e zhvillimit të zgjedhjeve më 122 Tetor dhe zgjedhjet lokale akoma nuk kanë përfunduar duke ditur se në Bashkinë e Bodecit, akoma nuk kanë filluar. Tryeza e kreut të shtetit zotit Alfred Moisiu, me kryetarët e partive parlamentare duke përjashtuar partinë Lëvizja e Legalitetit, caktuan datën 15 Shkurt 2003 si afatin e fundit për kalimin e projektligjit të pronave./tvklan.al