Në vitin 2010 Shqipëria do të ketë stabilitet financiar dhe rritja ekonomike do të jetë në 3 për qind. Parashikimi është i ekspertëve të ekonomisë në vend.
Akademiku Anastas Angjeli, ish–Ministër i Ekonomisë dhe rektori i Universitetit Mesdhetar Shqiptar dhe Adrian Civici, rektor i Universitetit Europian të Tiranës thonë se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk do t’i ndjejë as këtë vit efektet e krizës globale, nëse qeveria do të vendosë disa prioritete.
Ekspertët gjithesi shprehen se nuk ka vend për optimizëm të tepruar, pasi edhe pse ekonomitë botërore kanë dalë nga recesioni dhe po ndihet një klimë përmirësuese, këto efekte pozitive do të duhet një fare kohe që të japin ndikim konkret në ekonominë e vendeve në zhvillim.
Tv Klan