Shtëpia e një prej të dënuarve nga fshati Lazarat për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, u sulmua gjatë natës me lëndë plasëse.

Policia njoftoi se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Eshtë fjala për banesën e shtetasit Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg, një nga të pandehurit që bashkëpunoi me Prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s. /

abcnews.al