Një sasi armësh, municioni dhe lëndë narkotike janë sekuestruar në Lazarat të Gjirokastrës gjatë aksionit të koduar “Sopoti”. Në pranga ka rënë 54-vjeçari me iniciale Sh.B., banues në Lazarat.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekustruan 1 kallashnikov, 1 pushkë, 4 krehëra, 900 fishekë dhe 15.5 kg kanabis në formë pluhuri dhe mbetje bimore.
Armët dhe droga ishin fshehur në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë. Gjithashtu, në oborrin e shtëpisë u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
54-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike. /tvklan.al