Gjirokastër- Një i ri ka humbur jetën, pasi është goditur nga rrufeja.
Ngjarja tragjike ndodhi në një nga fshatrat e Gjirokastrës ku stuhitë i morën jetën një të riu 22 vjeçar. Xhuliano Koçiu quhet djaloshi që u godit për vdekje nga rrufeja, ndërsa ishte duke kullotur bagëtitë.
Edhe pse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur dot të jetonte./tvklan.al