Një sasi lënde shpërthyese është hedhur në oborrin e 67-vjeçarit Refat Murrizi në Divjakë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme material”, njoftoi policia.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Po ashtu po punohet për të identifikuar dhe kapur autorin/ët./tvklan.al