Studentët pogradecar të Akademisë së Arteve në Tiranë dhe nxënës të shkollës së Mesme “Tefta Tashko” në Korçë, kanë prezantuar punime e tyre në një ekspozim të përbashkët në Art Galerinë e qytetit të Pogradecit.
Ky është edicioni i parë i prezantimit të piktorëve të rinj që çelet në prag të sezonit turistik. 12 piktorët pjesëmarrës kanë prezantuar në këtë ekspozitë rreth 60 punime, të cilat kanë përfshirë jo vetë, një tematik të larmishme por edhe një teknikë të shumëllojshme. Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e publikut për peizazhe disi mistike, portretet e spikatura. Madje deri tek ndot.
Janë të pranishme të gjitha llojet e teknikave ndërkohë që sundon këndvështrimi modern në pasqyrimin e temave të ndryshme jetësore. Punime të të rinjve janë mjaft premtuese duke përfaqësuar shkollat më të mira të artit modern.
Anastas Kostandini: “Përgjithësisht ka një stil krejtësisht të ri, një pikturë, një qasje bashkëkohore ndaj artit të sotëm edhe në këtë pikëpamje kjo është një risi për qytetin tonë pasi student të cilët studiojnë në Tiranë edhe piktorë të tjerë të afirmuar të rinj sjellin eksperiencat e tyre jo vetëm kombëtare, por dhe në pjesëmarrje ndërkombëtare.”
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri ën fund të sezonit turistik. Drejtuesit e Galerisë së Artit shprehen se ky edicion do të jetë i përvitshëm pasi edhe numri i studentëve dhe nxënësve pogradecar në degën e artit figurativ është mjaft i madh. /tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni