Ekstradohet në Shqipëri Fatjon Stërkaj, 30 vjeçari që në Korrik të vitit ‘99 u dënua me vendim gjykate me 10 vjet burg për akuzën e vjedhjes me armë. Në orën 18:00 çarteri është ulur në aeroportin e Rinasit.
Përgjimet e telefonatave me familjaret e kanë zbuluar vendndodhjen e tij në ilegalitet në Nju Jork.
Drejtues të lartë të policisë, Interpolit dhe shefi i zyrës rajonale të sigurisë në ambasadën amerikane në Tiranë, kanë qenë prezent gjatë dorëzimit të personit të shpallur në kërkim prej vitesh për vjedhjen me armë të një Benzi.
Ahmet Premçi deklaron se marrëveshja me agjencitë policore amerikane do të vë përpara përgjegjësisë penale çdo individ që ka kryer një krim.
Ahmet Premçi: “Të gjithë shtetasit shqiptarë që i fshihen drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane të bëhet i mundur kapja dhe arrestimi i tyre për t’i vënë përballë ligjit, përballë drejtësisë. Bëjmë një punë të vazhdueshme si policia shqiptare me grumbullimin e informacioneve dhe shkëmbimin e informacioneve me njësitë e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyra koordinatore thashë që është zyra e sigurisë së ambasadës amerikane, e cila na ka mundësuar një bashkëpunim shumë të suksesshëm me të gjithë institucionet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara”.
Bashkë me Stërkajn në Shqipëri janë depërtuar edhe 6 shtetas shqiptarë, të cilët pasi janë gjendur pa asnjë lloje dokumenti qëndrimi në Shtetet e Bashkuara janë riatdhesuar./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani