Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ahmet Prençi

Kreu i Policisë Prençi në “Opinion”, detaje mbi hetimin e vrasjes së Xhindit – (5 Maj 2009)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ndonëse i rezervuar mbi vrasjen tronditëse të deputetit Fatmir Xhindi, zbuloi disa detaje mbi hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan. Zoti Prençi pohoi se deputeti është qëlluar nga një person i vetëm, fillimisht nga një distancë...

Maj 5, 2009

Dibër/Masa ndaj dhunës mbi 15-vjeçarin, Prençi: Efektivët kanë shkelur normat-(21 Prill 2009)

Policia e shtetit ka pranuar faktin se efektivë të saj në komisariatin e Dibrës kanë thyer rregullat në ngjarjen e disa ditëve më parë në Peshkopi, ku një 15-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij komisariati dhe denoncoi policinë për ushtrim dhune. Eduard Lleshi pësoi fraktura të rënda. Kjo ngjarje u analizua nga...

Prill 21, 2009

Lezhë/Grabitje me armë në mes të qytetit, policia analizë situatës – (15 Mars 2009)

3 ditë pas grabitjes me armë të makinës së postës në Lezhë, qyteti i vogël në veri të vendit ndodhet ende në pasiguri. Ngjarja me protagonistë njerëz me maska dhe të armatosur, të cilët në mes të ditës dhe në mes të qytetit grabiten 5 milionë lekë, ka rritur shqetësimin tek banorët, por edhe ulur...

Mars 15, 2009

Deklarata e Prençit për të arratisurin nga burgu i Greqisë – (23 Shkurt 2009)

Ahmet Prençi: “Është një ngjarje mjaft e rëndë, por ngjarje të tilla edhe ndodhin. Unë dje kam pasur kontakt me kabinetin e drejtorit t përgjithshëm të Greqisë, i cili kërkonte angazhimin e strukturave të policisë shqiptare në kontributin që mund të japin për kapjen e këtij personi shumë të kërkuar. Detyrimisht që ne kemi marrë...

Shkurt 23, 2009

Raporti i OKB-së për drogat e heq Shqipërinë nga lista e vendeve transit – (22 Shkurt 2009)

Raporti i OKB-së për drogat e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të cilat para pak kohësh ishin një ndër rajonet kryesore transit për trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, i cili në një njoftim për mediat tha se kultivimi dhe trafikimi i kanabisit është...

Shkurt 22, 2009

Berisha në analizën e policisë: Beteja ndaj krimit sfidë e jona-(26 Dhjetor 2008)

Me tone të larta dhe me thirrje për ndryshim, kryeministri Sali Berisha, ka kërkuar në analizën vjetore të punës së policisë tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Nuk i ka kursyer fjalët e mira për rezultatet më pozitive që policia ka arritur gjatë këtyre viteve. Vetëm falë kësaj punës sipas tij Shqipëria nuk është me...

Dhjetor 26, 2008

Shqipëria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen e protokollit të ripranimit-(31 Tetor 2008)

Shqipëria dhe Italia nënshkruan protokollin e zbatimit të marrëveshjes së ripranimit të personave me qëndrim të paautorizuar. Përpara nënshkrimit të këtij protokolli përfaqësuesi i palës italiane, Alfredo Mantovano, nënsekretar në Ministrinë e Brendshme të Italisë, u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Brendshëm, zoti Bujar Nishani. Më pas takimi vijoi me nënshkrimin...

Tetor 31, 2008

Ministri Nishani publikon statistikat për veprat penale të punonjësve të policisë – (11 Tetor 2008)

Rastet më të fundit të arrestimeve të punonjësve të policisë së shtetit të implikuar në afera të ndryshme si trafiqe apo veprime arbitrare, ka detyruar kreun e policisë së shteti të mbajë të dhëna dhe statistika në lidhje me ata persona që përdorin uniformën. Bujar nishani: “Instrumenti i shërbimit të kontrollit të brendshëm në Ministrinë...

Tetor 11, 2008

Debate për projektligjin e SHKB, Premçi pro hetimit të punonjësve të policisë – (12 Shtator 2008)

Komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare ka vazhduar mes debatesh shqyrtimin e projektligjit për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit. Ashtu si edhe në qëndrimet e shprehura gjatë këtyre ditëve në prani edhe të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi përfaqësuesit e opozitës kanë ngritur shqetësimin se SHKB-ja rrezikon të...

Shtator 12, 2008

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për policinë kufitare – (13 Gusht 2008)

Siguria e kufirit nëpërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të varet edhe nga funksionimi i një strukture të re policore. Vija kufitare mes dy vendeve pritet të monitorohet nga policia shqiptare dhe ajo e KFOR-it, duke parandaluar kështu zhvillimin e shumë trafiqeve të paligjshme, apo largimin nga kufijtë e çdo shteti të personave me precedent penal....

Gusht 13, 2008