Ky është një nga 9 vendet e caktuara nga byroja për ekzekutime në Tiranë. Dokumentet që ne disponojmë, që datojnë në vitin 1952 na çojnë në këtë vend, poshtë digës së këtij liqeni.
Julian Kasapi: “Jemi rreth 500 metra larg rrugës nacionale Tiranë-Durrës konkretisht në fshatin Pjeshkëz. Pikërisht në këtë zonë ministri i Brendshëm i asaj kohe, Mehmet Shehu e konsideronte “vendin e caktuar si gjithmonë” për kryerjen e ekzekutimeve.”
Në vitin 1952 këtu janë ekzekutuar 4 persona dhe mendohet se nga ky vit, deri në vitin 1956 këtu janë vrarë pa gjyq me dhjetëra kundërshtarë të regjimit, vetëm me urdhra politik.
Me një urdhër të thjeshtë nga plotoni i ekzekutimit, me mijëra shqiptarë kanë gjetur vdekjen vetëm për shkakun e vetëm se nuk mendonin si drejtuesit e sistemit komunist dhe se mendimet e tyre i thanë hapur ose në vende të gabuara.
Janë me mijëra ekzekutimet e diktaturës të cilat kanë mbushur vende të panumërta me eshtra pa varr./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi