Ndonëse jo një qytet bregdetar shumë vizitorë e turistë të huaj kanë zgjedhur këtë vit Elbasanin. Sipas autoriteteve në këtë qytet ka një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin e kaluar.
Artur Guni, drejtor i turizmit, Elbasan: Këtë vit ka patur një rritje cilësore që vijnë vizitojnë Elbasanin, këtu flas për të gjithë bashkinë, jo vetëm për qytetin e Elbasanit. Dhe tre nga ato më të frekuentuarat janë Funari, Gjinari dhe Tregani.
Për natyrën e qetësinë shumë vizitorë zgjedhin Funarin, një nga zonat m,ë të vizituara këtë vit.
Artur Guni, drejtor i turizmit, Elbasan: Funari sivjet ka pasur një rritje të turistëve që vizitojnë Funarin, kjo për shkak edhe të investimeve që janë kryer në zonë, por edhe marketingut që i është bërë, është bërë një marketing i mirë.
Për të apasionuarit për sporte të ndryshme mund të bëjnë rafting apo kanoe në lumin Shkumbin.
Artur Guni, drejtor i turizmit, Elbasan: Për disa nga ata që e dëgjojnë për herë të parë raftin në Shkumbin ka gati dy vjet që zhvillohet dhe ka goxha interes për ta zhvilluar rafting.
Elbasani është një qytet i pasur me histori dhe trashëgimi kulturore me lumenj, liqene dhe një natyrë të qetë, ndërsa turistët mund të provojnë edhe gatimet tradicionale.
Klan News