AF Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat. Verdheblutë triumfuan 0-1 ndaj Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superiore.
Debutim me humbje për trajnerin Nevil Dede në stolin e ballshiotëve, në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij.
Një takim i luftuar nga të dyja ekipet, i cili u vendos nga një gol i Arsen Lleshit, në minutën e 76-të.
I ardhur nga stoli, sulmuesi shënoi me kokë, për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij.
Me këtë triumf Elbasani ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e parafundit me 5 pikë. /tvklan.al