Lajme Arkiva 2003

Elbasani mund të jetë një nga qytetet e rralla që ka afërsisht të njëjtë numër të votuesve me atë të banuesve, sipas Komisionit Qendror Zonal të Votimit, një qytet me 120 mijë banorë nuk mund të ketë kurrsesi 85 mijë votues.

Kemi konstatuar se në qendrën që ndodhet pranë kopshtit “Sorros”, ish qendra 58, tani 23, 78 kanë një numër ta madh zgjedhësish mbi 2000, por realisht aty në të gjitha zgjedhjet e viteve të kaluara kanë votuar jo më shumë se 600-700 zgjedhës”.

Ndërsa kryetari i KQZV-së deklaron se janë regjistruar 600 emra të rinj dhe janë ndryshuar 426 emra nëpër qendrat e ndryshme të votimit.

“Bashkia Elbasan ka gjithsej 82917 me 75 qendra votimi. Ne këto ditë mbyllëm listat për rishikimin e zgjedhësve dhe ka dalë që mbi 600 zgjedhës nuk kanë qenë në lista, 406 kanë ndryshuar qendër votimi dhe 81 kanë pasur ndryshime në problemet vetjake”./tvklan.al