Elgit Doda dhe Klea Huta jën një nga çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar. Ata janë në qendër të vëmendjes për çdo gjë që ka lidhje me jetën personale apo profesionale të tyre.
Në 4 Qershor të këtij viti ata u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin e quajtën Krid. Përmes postimeve në rrjetet sociale çifti ka treguar se janë prindër shumë të përkushtuar ndaj djalit të tyre dhe bëjnë çdo gjë të mundshme që ai të ndihet mirë.
Së fundmi, Elgiti ka postuar një foto në Instastory të djalit të tij dhe njofton se tani ka një punë për të bërë, të vërë çunin në gjumë. Këto gjeste kaq të ëmbla e bëjnë atë një baba mjaft të përkushtuar dhe të kujdesshëm ndaj djalit të tij. /tvklan.al