Lajme Arkiva 2004

Komuniteti mysliman po kalon një periudhë krize e cila është bërë shkak i debateve në mbledhjen e fundit të anëtarëve të tij. Imami i Xhamisë së Tabakëve Elvis Naçi ka shpjeguar se prishja e imazhit të komunitetit dhe çështja e pronave kanë qenë dy problemet më të diskutuara.

Elvis Naçi: “Disa nga anëtarët e këshillit të përgjithshëm nuk kanë qenë të kënaqur me punën e  kryesisë së komunitetit mysliman dhe debati i dytë ka qenë në lidhje me të pezulluarit të cilët janë vendosur përballë kryesisë dhe kanë shtruar argumentet e veta që janë pezulluar në mënyrë të padrejtë”.

Disa anëtarë kanë kërkuar dhe përjashtimin e nënkryetarit të komunitetit Ermir Gjinishti.

Elvis Naçi: “Është më se e vërtetë që është hedhur një mocion mosbesimi për nënkryetari e komunitetit mysliman Ermir Gjinishti nga disa anëtar të këshillit të përgjithshëm , por ka pasur një mendim tjetër po nga anëtarët e tjerë që më e mira është të ngrihet një komision transparence. Kjo ka pasur një mirësi shumë  të madhe sepse edh vetë të gjithë besimtarët e të gjithë Shqipërisë janë në një situatë ku kanë hedhur me mijëra firma që të  ngrihej ky komision transparence”.

Mbledhja e jashtëzakonshme do të zhvillohet brenda një muaji ku pritet të raportohet mbi verifikimin e çështjes së pronave./tvklan.al