Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë qeverisë Meloni sa i përket përcaktimit të vendeve të sigurta për çështjen e emigrantëve të paligjshëm.
Vendimi është zbardhur nga mediat fqinje dhe përcakton se kjo e drejtë është e ministrave, që e nxjerr dekret dhe se ajo nuk zëvendësohet nga vlerësimi i gjyqtarit të çështjes.
“Për përcaktimin e vendeve të sigurta, gjyqtari, i cili garanton, në shqyrtimin e çështjes individuale, efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrat e tjerë të pranishëm në qeveri”.
Ky argumentim vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri, ku me 18 Tetor Gjykata e Romës kërkoi kthimin e emigrantëve azilkërkues që ishin strehuar në kampin e Gjadrit.
Sakaq Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e përcaktimit të vendeve të sigurta, duke “pezulluar çdo masë” në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian. Një vendim që pritet të merret me 25 Shkurt.
Vetë Meloni në një deklaratë të bërë së fundmi, theksoi se emigrantët nga Janari do të ketë udhëtime të reja të emingratëve drejt qendrave të pritjes në Shqipëri. Ajo ka qenë tejet e ashpër duke deklaruar se kundër paktit të firmosur me qeverinë Rama qëndron mafia.
Tv Klan