Disa nga ngjarjet që do trajtohen në mbrëmjen e sotme në “Histori me Zhurmues” do të jenë.

e delegacionit ushtarak në Kine, fill pas takimit Nikson-Mao Ce Dun. 40 ushtarake dhe specialiste udhëtuan drejt kryeqytetit kinez për të kërkuar 18 uzina armatimi dhe arsenal ushtarak.

I ftuar për sonte është Zoti Edip Ohri, ish komandant i përgjithshëm i forcave ajrore ushtarake të atyre viteve.

Ai rrëfen për pritjen që bëri Cu en Lai, replikat, dhe çfarë mesazhesh dhanë për komandantin e  përgjithshëm.

Kthesa që mori jeta e një prej ushtarakeve të lartë të kohës ashtu si e shume të tjerëve, në vitet e mëvonshme.

Edip Ohri: “Fatura që vjen pas dërgimit të materialeve është më shumë nga karakteri historik për të treguar pasardhësve tanë që miqësia ndërmjet Kinës edhe Shqipërisë ka qenë kaq afër sa gjithçka jepeshe falas”.

1972-shi është viti që do të mbahet gjatë nder mend edhe për Pleniumin e rrethit të Matit, një nga momentet më të diskutueshme të historisë së partisë-shtet të atyre viteve atë të krijimit të një iluzioni rreth një fryme të re liberalizmi në politike, ndoshta edhe nën ndikimin e ndryshimit të kursit të Kinës mike pas takimit të Niksonit me kryetarin Mao.

Pikërisht me Parullën “Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën ato të ndërgjegjshme”, Enver Hoxha i vetëm pa asnjë anëtar tjetër të Byrosë vizitoi Matin dhe foli 6 orë para kuadrove të rrethit.

Ish sekretari i dyte i Partisë, se  rrethit, zoti Rustem Leshi,  nëpërmjet rrëfimit të tij do të kujtoje sesi u zhvillua ky takim.

Për të mos u humbur është edhe intervista me Zhaklina Dhimojanin, protagonisten e filmit “Mimoza Llastica”.

Si e preku dhe e përjetoi Zhaku ëndrrën e shume fëmijëve shqiptar për t’u bërë pjesë e botës së filmit. Kujtimet e saj me regjisoren e famshme të fëmijëve, Xhanfise Kekon.

Zhaklina Dhimojani: “Me atë që kam lexuar dhe sot nuk ishte shumë zonja Xhana ose teta Xhana për mua atëherë s’kishte pasur shumë dyshime se kush do ta merrte këtë rol”./tvklan.al