Viti 1957 me ngjarjet e tij, do të vijnë sot në programin televiziv “Histori me zhurmues” që si gjithmonë transmetohet çdo të diel në orën 21. Është viti i disa ngjarjeve të rëndësishme për historinë tonë, ndaj dhe autorët kanë menduar ta trajtojnë atë të ndarë në 2 pjesë. Sonte në pjesën e parë të këtyre dëshmive dhe ngjarjeve thellësisht interesante ju ftojmë të njihemi me të vërtetat e njërit prej themeluesve dhe profesorëve të parë të universitetit të Tiranës, zotit Agim Mero që u themelua në shtator të këtij viti.

Emocionet dhe vendimet e rëndësishme të asaj periudhe, detajet dhe vështirësitë do të sillen nëpërmjet kujtimeve të profesorit që për shumë vjet ishte në kastën e atyre që drejtuan dhe udhëhoqën brezat drejt dijeve më të përparuara.

Agim Mero: “Isha atëherë student në vitin e pestë të inxhinierisë, krijimi i universitetit, krijoji një ngjarje të madhe tek neve. Ajo ishte ëndrra e rilindësve, ishte ëndrra e Sami Frashërit që ka thënë, “kur do ta shohim Shqipërinë me gjithë mësimore?”

Por janë edhe vitet e një hovi të jashtëzakonshëm pune, që për hir të së vërtetës kryhej me të gjitha format dhe mjetet pa llogaritur lodhjen dhe mundësitë njerëzore. Fakte nga puna për ndërtimin e disa veprave të mëdha të ekonomisë socialiste që nga hekurudhat dhe deri tek rrugët e hidrocentralet i sjell njëri prej atyre që në biografinë e punës nuk i mungon asnjë prej këtyre veprave minatorit Shaban Gjoka që drejtonte në këto vepra brigadën me emrin e tij. 

Kushtet e punës, stimujt e asaj kohe, propaganda e partisë si dhe fajte të 5tjera mund t’i njihni nëpërmjet dëshmisë së tij.

Shaban Gjoka: “Nga Rrogozhina kanë zgjedhur një pjesë punëtorësh, kush ishte më punëtorë dhe na kanë çuar në Jugosllavi në … në hekurudha. Këtu kemi ndenjur 4 muaj, këtu brigada shqiptare doli e para në atë kohë për 35 mijë të rinj dhe të reja që ishin në aksion. Doli 5 herë sulmuese.”

Gjithashtu janë vitet e disa shfaqjeve të suksesshme në teatrin e realizimit socialist dhe një prej tyre është edhe vepra “Orët e Kremlinit” në të cilën interpretoi rolin e udhëheqësist rus të revolucionit komunist Leninit, aktori Lazer Filipi. Detaje të tjera për shfaqjen dhe teatrin e kohës do të mund t’i ndiqni në intervistën e tij.

Lazer Filipi: “Në vitin ’56, u vendos që të vehej drama “Orët e Kremlinit”, tani në të vërtetë këshilli artistik përcaktoi nja 6 aktorë të mëdhenj të tetarit popullor, por nja dy tre hoqën dorë. Psh Naim Frashëri tha, unë mund të luaj Ribakovin po jo Leninin.”

Programi i ideuar dhe drejtuar nga Pandi Laço me bashkautorësinë dhe të regjisorit Bledi Laço, sot mbërrin në një tjetër mbrëmje ët këtj udhëtimi të gjatë dhe të detajuar në 45 vjetët e regjimit komunist. Kronika të rralla e të papara më parë në ekranet televizive do të jenë ato që do të risjellin kinoditarët e kohës kjo falë bashkëpunimit të paçmuar të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit./tvklan.al