1970-a u propagandua si viti i përfundimit të plotë të elektrifikimit në vendin tonë. Kështu, sipas Leninit, quhej e përfunduar njëra nga shtyllat për të arritur në komunizëm.

Një nga njerëzit që i ka kushtuar tërë jetën sistemit tone energjetik, Thoma Meksi, djaloshi që kishte prirje për muzike, por që iu nënshtrua vullnetit të partisë për të studiuar në fushën e elektricitetit është i ftuari i pare për sonte në “Histori me Zhurmues”.

Kujtimet e tij për hidrocentralet mbi kaskadën e Drinit, ndërtimi i digës më të madhe në Ballkan, dhe jeta e tij e mëtejshme janë momentet kryesore të bisedës me të.

Duke u mbështetur në kronikat e kohës, një histori njerëzore vjen nëpërmjet Lutfije Kurtit, vajzës nga Shupenza që u bë elektriciste.

Si filloi pune, si mori pjesë në aksionin e madh të elektrifikimit dhe si vazhdoi më pas jeta e saj vijnë përmes kujtimeve të çiftit Mzhika.

Po në këtë vit një ndër ngjarjet më të mëdha të futbollit shqiptar është barazimi 2-2 i 17 Nëntorit të Tiranës me Ajaksin e Amsterdamit, ekipi që për 3 vjet rresht u shpall kampion Evrope.

Kapiteni e 17 Nëntorit asohere, Perikli Dhales do të rrëfejë kujtimet e asaj periudhe të lavdishme për ekipin e futbollit të Tiranës, prapaskenat dhe rivalitetin me ekipet e tjera të kryeqytetit./tvklan.al