Emisioni “Me Shumë Dashuri” në javën e tij të katërt të transmetimit në Televizioni Klan, ka arritur një tjetër sukses.
Për rreth dy orë teleshikuesit dhe publiku kanë përjetuar ngjarjet prekëse të katër historive të ndryshme.
Ka nisur me një surprize të 17 nxënësve të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, për mësuesen e tyre italiane, Rozanën, duke i sjellë në studio mamanë dhe vajzën nga Italia, të cilat nuk i shihte prej disa kohesh.
“Jam akoma pa fjalë, nuk di çfarë të them. Kam marrë shumë surpriza dhe me të vërtetë që nuk i prisja”.
Në ngjarjen e dytë protagoniste kanë qenë Esteri dhe e ëma e saj e cila ka dashur t’i kërkoj falje të bijës dhe t‘i fitojë përsëri zemrën pas disa konflikteve që kishin patur.
“Jam shumë e emocionume. Nuk e di ishte krejt e pa pritur”
“E lumtur, e emocinume, na jep shumë dhimbsuri për ngjarjet. Faktikisht besim te zonja Vera”.
Një surprize krejtësisht të veçante i ka bere Anjeza hallës së saj Gladiola, e cila ndodhej në studio mes publikut por pa e ditur se kush e priste. Pas më shumë se një vit përpjekjesh për të vendosur përsëri një raport me hallën e saj, Anjeza zgjodhi emisionin “Me Shumë Dashuri” për të plotësuar këtë dëshirë edhe pse ajo nuk do të hiqte dore kurrë.
“Do të tentoja prapë t’i flisja, nuk do e leja me kaq”.
Historia e fundit e emisionit të mbrëmshëm ka qenë ngjarja shume prekëse e Klaudias, e cila ka 15 vjet që pret të takoj mamanë e saj që jeton në Itali e që refuzon t’u përgjigjet telefonatave të saj.
“Me Shumë Dashuri” arriti që me mesazhet nga studio të bënte tezen e Klaudias ta merrte në telefon, me shpresën se një komunikim i ri ka rifilluar në jetën e saj. E sigurisht qe nuk munguan edhe surprizat e paimagjinueshme që dhurohen vetëm në “Me Shumë Dashuri”.
Seria e katërt e emisionit pati një rekord telefonatash dhe mesazhesh me urime e kërkesa për t‘u bërë protagonistë, pasi surprizat dhe dashuritë realizohen vetëm te “Me Shumë Dashuri” në TV Klan./tvklan.al
Gazetar: Eno Luarasi
Operator: Klevis Çaka
Montazh: Ergis Hasanbelli