Një mbrëmje plot emocione ka falur TV KLAN me emisionin “Më shumë dashuri”. Lot dhimbje dhe lot gëzimi kanë ledhatuar faqet e personazheve të përzgjedhur. 

Ashtu si në çdo histori te dhimbshme, TV Klan dhe “Më shumë dashuri”kanë qenë pranë personave në nevojë.

Kësaj here ne qendër te vëmendjes ishin familjet e dy policëve të vrarë ne krye të detyrës vetëm pak ditë më parë.

Bashkëshortët e tyre mbajnë mbi supe një jete te vështirë pa ndihmën e kryefamiljarëve me detyrimin për të ushqyer dhe rritur 9 fëmijë.

Alketa Vejsiu: “Përveçse shtëpia ku jetoni tani është në kushte mjerane ajo që ju shqetëson më tepër është fakti që jetoni afër shtëpisë së vrasësit.”

“Nuk dua që fëmijët e mi të rriten me atë urrejtje, me ankth, me atë mentalitet që është atje. Është shumë e vështirë për fëmijët e mi. Dua që të jenë sa më larg dhe sa më të qetë të asaj tragjedie.”

“Unë deri tani kam jetuar me të ardhur, me të ardhurit e burrit tim. Tani për tani asnjë mundësi për jetën nuk kam”.

Por “Më shumë dashuri” përveçse mbështetje shpirtërore për këto nëna, në ndihmë të tyre për here te pare në Shqipëri ka zhvilluar një ankand te drejtpërdrejte nëpërmjet Televizionit Klan.

Në përfundim të emisionit dy abazhurë si dhe një pikturë, e cila pasqyronte një moment vështirësie te gruas janë shitur për 10 milion lekë të vjetra.

Alketa Vejsiu: “Pesë milion, dhe 5 milion lekë, 10 milion lekë janë dy çeqe të firmosur.”

 Përveç kësaj ndihma te tjera janë ofruar nga subjekte te ndryshme duke arritur shumën 24 milion lekë të vjetra, punësim për dy gratë si dhe një shtëpi të ofruar nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, të gjitha këto me qëllimin e vetëm  te lehtësohet jeta e dy nenave që pa “Më shumë dashuri” do të përballonin jetën me 9 fëmijë pa asnjë ndihme ekonomike.

Personazhi i radhës ka qene një student i shkëlqyer mjekësie, i cili rrezikonte te braktiste studimet dhe pasionin e tij për t’u bere mjek sepse nuk mund te përballonte as shpenzimet minimale te shkollës.

Bledar Bërdufi: “E di që pasioni im bie në kundërshtim me mundësitë e mia. E vetmja gjë që mund të bëj është të mësoj dhe të përpiqem të siguroj të ardhmen time. Në mëngjes ha vetëm pak bukë me majonezë për të mbajtur stomakun gjatë një dite të lodhshme, ndërsa në drekë përpiqem të porosis, të gjej ndonjë pjatë gjellë të thjeshtë. Në darkë nuk para ha, vetëm studioj dhe më pas fle”.

Pas publikimit te historisë se Bledar Bërdufit, për të nuk do te jene me luks librat e shtrenjte te mjekësisë, pagesa e shkollës si dhe ushqimi i përditshëm. 

Përveç donacioneve te ndryshme nëpërmjet telefonit, jo vetëm qe u dhuruan te gjitha librat e nevojshëm deri ne përfundim te studimeve, por u sigurua për te pagesa e shkollës për te gjitha vitet nga akademiket e Fakultetit te Mjekësisë.

“Më shumë dashuri” jo vetëm i dha ndihme Bledit për te vazhduar studimet, por i dha krahë edhe jetës paradoksale te Euronës, një studente të diplomuar për shkenca politike me rezultate maksimale ne Universitetin e La Sapiencës ne Rome, e cila u kthye ne Shqipëri me shpresën se me CV-në qe dispononte, do i gjente dyert për punësim te hapura.

Për pesë muaj resht Eurona, studente që ngriti në këmbë rektorët e La Sapienzës ka pritur në Shqipëri vetëm dyer të mbyllura.

Tek “Më shumë dashuri” kjo vajze, e cila ne 28 vitet e jetës së saj iu përkushtua shume shkollës dhe familjes duke lënë pas çdo përkujdesje për veten pësoi një transformim estetik.

Përveç një pamjeje te re ajo fitoi një jetë të re, sepse e nesërmja do i gjenin një punë si pedagoge, e vlerësuar për atë çka kishte arritur, një ndjenje kjo qe i kishte munguar shume qe nga dita qe ishte kthyer ne Shqipëri.

“Pak fjalë për ta përshkruar. Vetëm një shumë faleminderit nga zemra me shumë dashuri njerëzve, të cilët u përkujdesën për arritjet e mia të sotme. Faleminderit nga zemra!”

Gëzim dhe ndihmë në çdo mbrëmje dhuron emisioni “Më shumë dashuri” tek personazhet që me historitë e tyre spikatën për nevojën e mbështetjes./tvklan.al