“Me shumë dashuri”  ka ndjere mbrëmjen e së shtunës çdo teleshikues i Televizionit Klan. 4 personazhe dhe histori rrëqethëse kanë përfaqësuar ndjenja që secili prej nesh i përjeton një ditë, dashurinë dhe dhimbjen. 

Është vetëm 26-vjeç por fytyra e saj mban shumë lodhje, hidhërim dhe dhunë. Nuk do të mjaftonin për të 2 martesa me mblesëri dhe të dështuara. Por fati kishte rezervuar dhe vdekjen e birit të saj, sytë e djalit ajo mundohet ti gjejë çdo ditë tek varri që ndodhet në oborrin e shtëpisë. Për të larguar këtë dhimbje nga shpirti i kësaj nëne, “Më shumë dashuri” si dhe bashkëpunuesit e këtij emisioni njerëzor i ofruan asaj qiranë e një shtëpie në qytet, mobilimin si dhe punësim.

I gënjyer prej bashkëshortes se në “me shume dashuri” do të zhvillohej një konkurs për gratë shtatzëna  ai përjetoi ditën më të bukur të jetës së tij. I braktisur para 15 vitesh nga nena e tij ruante prej saj vetëm një certifikate si dhe kujtime të zymta pasi imazhin e kishte harruar.  Bashkëshortja e tij iu drejtua “me shume dashuri” për ti dhënë fund mallit që kishte pushtuar zemrën e djalit. Në pritje të përgjigjes që kishte dhënë nena, djali u zhgënjye.

Emocionet ndalojnë çdo shqise të veproje tek njeriu. Dasma e një piloti për herë të pare është përcjellë përmes ekranit dhe salla  ishte e mbushur plot me dasmore. Të jesh dhëndër e nuse në ajër është ndjesi e rrallë por Denardi dhe Silvana kanë pasur mundësi ta shijojnë atë. Ndryshe nga premtimet e zakonshme te çifteve ata kanë vendosur të premtohen kështu:

Këto ishin historitë e mbrëmjes ku si gjithmonë nuk munguan lotët dhe buzëqeshjet. Na ndiqni të shtunën tjetër në natën finale, një natë emocionet e së cilës nuk do harrohen lehtë./tvklan.al

Gazetare: Eriona Rafti