Mbrëmja e shkuar solli për teleshikuesit e televizionit Klan një tjetër takim me “Njerëz të humbur”.
Një mbrëmje e përcjellë më përlotje malli dhe përqafimesh të munguara. Në këtë takim të përjavshëm nuk mungoi as gjetja e radhës. Pas 17 vitesh përpjekje të dy kahshme Zoi Ferraj arriti të dëgjonte zërin e së motrës Fatmira.
E adoptuar nga një çift amerikanësh në vitin 1991, ajo krijon një identitet duke e harruar plotësisht të vërtetën e jetës së saj. Kërkimet e stafit sollën ditën e djeshme një lidhje telefonike midis Tiranës dhe Nigerisë së largët. Një lidhje e cila solli zërin e Fatmirës në studion e “Njerëz të humbur”.
Aida Shtino: “A keni dëshirë të takoheni mira?”
Fatmira: “Po ndoshta një ditë do të doja.”
Një tjetër rast jashtë të zakonshmes që u trajtuar ishte ai i njeriut të madh të trevave shqiptare. Ukshin Hoti një kolos i mendimit politik mbarë shqiptar. I zhdukur më 16 maj të të vitit 1999 nga burgu i Dobravës lë pas vetëm hamendësim.
Aida Shtino: “Nëse është gjallë dhe ndodhet dikur, çfarë do t’i thoshit?”
“Nëse është gjallë dhe ndodhet dikur unë do i thoja lajmëro se e ke marrë në qafë motrën. E kam pasur edhe vëlla edhe shok edhe gjithçka.”
Alban Arifi shëmbëlltyra e qindra djemve shqiptarë që në gjurmimin e ëndrrave të tyre provuan jetën e emigrantit. Rast trashëguar që nga fillesat e emisionit “Njerëz të humbur”i mbetur ende pa përgjigje.
E megjithatë edhe këtë herë shikuesit ndihmuan me telefonatat e tyre, duke lokalizuar gjithmonë e më shumë vendndodhjen e Albanit në kryeqytetin grek.
Historia e Vangje Osbinerit rikthehet me informacione të reja që përforcojnë vendndodhjen e tij në Athinë dhe rrethinat e saj.
E formësuar si një legjendë urbane historia e zhdukjes së Klodian Kaptellit për … në vazhdim pati një vëmendje maksimale. Telefonatat dhe kërkimet e kryera e pohuan si pistë kryesore pistën angleze.
Bashkëpunëtorët e emisionit në Londër po vazhdojnë kërkimet serioze dhe të thelluara për zbardhjen e një historie të dytë si ajo e Klodianit.
Këto dhe shumë histori të tjera trajtuan mbrëmë dhe stafi njerëz të humbur po përpiqet ti japi zgjidhje./tvklan.al