Pak ditë pas denoncimit të humbjes së një 15-vjeçare nga Pogradeci, në emisionin “Njerëz të humbur”, në edicionin e parë të këtij sezoni në Televizionin Klan, vajza e larguar rreth 2 javë më parë nga shtëpia e saj, është rikthyer pranë prindërve.

Aida Shtino: “Dy ditë më parë në adresë të emisionit tonë ka ardhur një rast urgjent. Një vajzë 15-vjeçare e quajtur Dorina Kulla, ka humbur nga qyteti i Pogradecit”.

“Dorina Kulla u largua në 12 shtator të 2008-ës. Ajo del nga shtëpia rreth orës 05:00 të mëngjesit, duke lënë një letër në shtratin e saj”.

Lajmin e konfirmon vetë nëna e Dorina Kullës. Ishte vetë ajo që kërkojë ndihmën e emisionit për gjetjen e vajzës.

Menjëherë pas këtij apeli. Stafi i emisionit mori një numër të madh telefonatash që në transmetimin e parë, me informacione për vendndodhje të mundshme të Dorina Kullës.

Shpresa e prindërve për gjetjen e vajzës së tyre erdhi duke u rritur orë pas ore, deri sa stafi i “Njerëz të humbur” mori një telefonatë falënderimi nga familjarë të Dorina Kullës që konfirmuan mbërritjen  e adoleshentes në shtëpi.

Kthimi i 15-vjeçares, shënon rastin e parë të gjetjes së “Njerëz të humbur” për këtë edicion, që në fakt është dhe misioni i këtij emisioni human dhe social.

Gjatë edicionit të kaluar, stafi i këtij emisioni gjeti 700 nga 1500 persona që kërkoheshin prej vitesh nga të afërmit e tyre./tvklan.al

Gazetare: Lori Pyze

Montazh: Renis Zela