Një mbrëmje e gjatë dhe me surpriza, ishte ajo e së premtes për shikuesit e emisionit “Njerëz të humbur”. Një mbrëmje e ngarkuar me gjetje, kërkime në kohë reale dhe publike rastesh të reja, pra tërë ajo çfarë ky emision përfaqëson. Rasti urgjent i biznesmenit elbasanas Hekuran Laturalli, hapi maratonën e mbrëmshme i zhdukur që prej 5 dhjetorit në drejtim të paditur pa asnjë hamendësim të mundshëm për arsyet. Kërkimet e nisura menjëherë dhe dëshmitë e teleshikuesve ngushtuan rrathët e vendndodhjes së Hekuranit.
Me kërkime në kohë reale dhe në terren u shoqërua rasti i Renato Qerimit. Për të dytën javë radhazi telefonata të shumta pohonin se kishin parë një endacak që ecejakej nëpër Tiranë dhe ngjante së tepërmi me Renaton.
Një ironi fati tanimë e fshirë me lot gëzimi. Ermal Hoxha, sot 27-vjeçar rigjeti familjen e tij atë çka kishte shumë kohë që po e kërkonte.
Një plagë kombëtare që veshi shumë familje çame pas luftës së dytë botërore. Njëra prej tyre ishte dhe familja Rexhepi në atë përpjekje biblike drejt shpëtimit, ata ndahen mizorisht nga foshnje 6 muajshe./tvklan.al
Gazetarë: Lori Pyze