Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan dy vajza, konkretisht Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banuese në Lushnje.

Ndalimi i tyre u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen “Skënder Libohova” Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

/tvklan.al