Tiranë-Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy të rinj pasi vidhnin kasetat shpërndarëse të internetit nëpër pallate duke dëmtuar fibrat optike dhe së fundmi në zyrat e njësisë se mirëmbajtjes se rrjetit elektrik në Tiranë.
Në pranga kanë rënë E. D., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe B. K.,31 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë momentit të arrestimit policia u gjeti dhe sekuestroi edhe materialet elektrike të vjedhura, konkretisht një njësi qendrore kompjuteri, dhjetëra metra tel alumini e kabllo elektrikë. Policia ka dokumentuar një sërë vjedhjeve të kryera nga të rinjtë në periudhën Shkurt-Mars nëpër ambientet e përbashkëta të pallateve në kryeqytet, ku kanë vjedhur kasetat shpërndarëse te internetit duke këputur fibrat optike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë./tvklan.al