Viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier janë identifikuar. Tvklan.al mëson se viktimat janë Ndue Preçi 62 vjeç banues në Tiranë dhe Pashke Malçi 61 vjeçe banuese në Tiranë.
Preçi dhe Malçi ishin duke udhëtuar në një makinë tip “Toyota” në aktin Levan-Qarr, por në një kthesë kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal me ujë.
Ende nuk dihet se çfarë lidhje kanë viktimat e aksidenti të rëndë, ndërkohë që policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
Aksidenti i rëndë ndodhi sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës dhe si pasojë ndërruan jetë të dy personat që ndodheshin në të./tvklan.al