Makina ra në një kanal me ujë
Dy persona humbën jetën mëngjesin e së hënës si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fier-Levan. Ata janë Nue Preçi 62 vjeç dhe Pashke Malçi 61 vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 20 në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, teksa automjeti tip “Toyota” me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.
Ky është vendi ku çifti i bashkëshortëve nga Tirana mëngjesin e sotëm ka humbur jetën pasi mjeti i tyre, doli nga rruga dhe përfundoi në këtë kanal, të mbushur me ujë. Sipas informacioneve ata ktheheshin pas 3 vitesh në fshatin Shtyllas për të takuar një mikun e tyre.
Ishin banorët e zonës ata që mbërritën të parët në vendin e ngjarjes dhe që bën të mundur nxjerrjen e makinës me trupat e viktimave nga kanali me një mjet bujqësor.
Ekspertet rrugore nuk e kanë përcaktuar nëse shkak ishte shpejtësia apo pakujdesia. Por banorët thonë se rruga është e pasigurt dhe burim i vazhdueshëm aksidentesh.
“Vijnë që nga rrugë të tjera e direkt, këtu nuk ma sinjalistikë. Një makinë, një polic ra. Ia thyen xhamin që shpëtoi”.
“Është e rrezikshme se këtu nuk ka as ndriçim as sinjalistikë për kthese të fortë”
“S’ka ndriçim duhet tabelë, bllok betoni, tamam një çark”.
“Është shumë e rrezikshme. Është i 20 ky që bie këtu”
Burime nga policia bëjnë të ditur se nga këqyrja paraprake e automjetit dhe viktimave dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mbytjes, pasi përplasja nuk ka qenë e madhe.
Tv Klan