Instituti Evropian i Tiranës në bashkëpunim me Avokatin e Popullit zhvilluan një takim pune mbi projektin e përmirësimit të sistemit të paraburgimit në Shqipëri.
Në tryezë mori pjesë dhe Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se qeveria po ndërmerr hapa te mëdha lidhur me sistemin e burgjeve dhe reformimin e tij.
Enkelejd Alibeaj: “Standardet janë gjithmonë e më të larta. Çfarë kemi bërë? Investime të mëdha në ndërtimin e burgjeve. Vetëm vitin e kaluar janë ndërtuar tre burgje të reja. Ju e keni pasur mundësinë t’i shihni. Në këtë kohë, në këtë moment që jemi duke folur vazhdojnë negociatat me komisionin evropian për investimin dhe për financimin e gjashtë paraburgimeve të reja në të gjithë republikën, që do të jenë bashkëfinancim tashmë në masën më të madhe nga qeveria shqiptare”.
Një nga qëllimet e këtij projekti është dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik lidhur me të paraburgosurit dhe të drejtat e tyre./tvklan.al