Ismajli: Ka përvojë të gjatë institucionale e politike
Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar Enver Hoxhajn si kandidatin e saj postin e kryeministrit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një konferencë për media, përfaqësuesi i PDK-së, Uran Ismajli tha se Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka dhe një përvojë të gjatë institucionale e politike.
Aktualisht, Hoxhaj është duke ushtruar detyrën e kryetarit të PDK-së pasi Kadri Veseli ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u përballur me drejtësinë në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Tv Klan