Ky dimër do të ketë më shumë të infektuar nga gripi se vitet e mëparshme.
Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sipas së cilës këtë vit do të ketë një rritje të ndjeshme të prekurve nga epidemia e gripit.
Mendohet se numri i të sëmurëve në vendet e industrializuara do të arrijnë në 132 milion dhe vetëm një në 1.2 milion mund të marrin kurimin në spital.
OBSH paralajmëron për shfaqjen e tre viruseve, AH3N2, A Brisbane, dhe B Florida, por më i rrezikshmi do të jetë versioni i importuar nga Australia në Evropë, ai AH3N2.
Në këtë vend të largët është regjistruar një numër në rritje i rasteve të gripit, madje tre herë më shumë se pesë vitet e fundit.
Specialistët vlerësojnë se duhen marrë masa emergjentë për të parandaluar përhapjen e pandemive përpara mbërritjes së sezonit të dimrit, përndryshe do të jetë e kotë.
Vetëm në Itali gripi dimëror vret deri në 8500 njerëz çdo vit, ndërsa në botë regjistrohen deri në 500 mijë viktima. Të infektuarit arrijnë deri në 1 miliard./tvklan.al