Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Tepelenë epidemia e gripit është në pikën më të lartë të saj. Çdo ditë paraqiten në urgjencën e spitalit “Përparim Tepelena”, deri 60 vizita. Nga këto 20 raste shtrohen në spital për të marrë ndihmën e kualifikuar. Rastet paraqiten të rënda dhe me komplikacione.

Për të përballuar këtë situatë epidemie, në spitalin e Tepelenës, përveç vështirësive të tjera, mungon personeli mjekësor dhe ka ambiente të amortizuara. Për këtë gjë, drejtoria e shëndetit publik ka siguruar një shërbim 24 orësh dhe mjek e infermier shtesë. Në këtë rreth epidemia e gripit, paraqitet me komplikacionet më të shumta tek fëmijët./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti